Një shqiptar dhe dy grekë janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi akuzohet se rrëmbyen për disa orë një biznesmen të huaj në Spanjë. Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, në Benalmádena, Kosta del Sol, kur tre personat dërguan një foto të biznesmenit, të cilit i kishin drejtuar pistoletën në kokë.
Fotoja iu dërgua një miku të tij në Hungari, ku i kërkohej 1 milion euro në këmbim të lirimit. Çuditërisht brenda vetëm pesë orësh, hetuesit kishin arritur të lironin personin dhe kishin arrestuar autorët e dyshuar. Duket se për shkak të mungesës së vigjilencës nga rrëmbyesit, biznesmeni ka mundur të dërgojë një fotografi të bërë nga dritarja e vendit ku ai po mbahej.
Fotoja më vonë i lejoi hetuesit të gjenin vendndodhjen e biznesmenit, i cili doli të ishte një vilë e madhe trekatëshe në Benalmádena. Duke vepruar me shpejtësi, Policia Kombëtare ngriti një operacion të gjerë të përbërë nga pesëdhjetë policë, të cilët rrethuan shtëpinë me qëllim shpëtimin e viktimës dhe arrestimin e autorëve.
Policia hyri në pronë rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, ku gjeti dy armë zjarri me municion, njëra me silenciator. Autorët u arrestuan me sukses, dy shtetas grekë dhe një shqiptar, 35, 36 dhe 54 vjeç. Të tre të arrestuarit mbahen të gjithë aktualisht në Komisariatin e Policisë Krahinore në pritje të gjykimit. Po ashtu është liruar edhe biznesmeni, i cili fatmirësisht ka marrë vetëm lëndime të lehta.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…