POLITIKE

1 ‘Ngrirja’ e tarifave për 90 ditë/ Prapaskenat: Kush është njeriu që e bindi Donald Trump të tërhiqet?

Shumë në Wall Street shpresonin se Scott Bessent do të ishte “zëri i arsyes” në administratën Trump. Natyrisht Sekretari amerikan i Thesarit e refuzon këtë etiketim. Ai u tha gazetarëve se plani për një pauzë 90-ditore të tarifave reciproke ishte ideja e Trump që në fillim dhe se kjo është “art i të bërit biznes”.

Një miliarder i lindur në Karolinën e Jugut dhe pasardhës i Huguenotëve francezë, themelues i fondit të investimeve Key Square, homoseksual i hapur, Bessent ishte nga viti 1991 deri në 2015 (në një interval të shkurtër) krahu i djathtë i George Soros, financierit demokrat më të urryer nga e djathta.

Ai u konsiderua si një zgjedhje pragmatike dhe qetësuese për Thesarin si nga Wall Street ashtu edhe nga klasa politike e Uashingtonit (ai pëlqehet edhe nga Steve Bannon). Ndryshe mendon një tjetër mik miliarder i Trump, Howard Lutnick, i cili synonte të njëjtën post, por u bë Sekretar i Tregtisë. Bessent është një ekspert i trazirave financiare. Fondi i tij i siguracioneve vuri bast (dhe pati të drejtë) në 2022 se inflacioni në SHBA do të zgjaste më shumë se sa pritej.

Sa u përket tarifave, Bessent përqafoi argumentin e Trump se ato nevojiten për të ribalancuar bilancin tregtar, por sugjeroi një qasje në rritje, duke filluar nga 2.5% kundrejt 19 vendeve me suficitet më të këqija tregtare, me rritje të së njëjtës përqindje çdo muaj deri në një maksimum prej 20% (siç kishte premtuar Trump gjatë fushatës së tij zgjedhore). Kjo sipas tij do t’u jepte vendeve të huaja kohë për të rregulluar tarifat në negociata me administratën amerikane. Por Trump donte shumë më tepër se 2.5%. Sekretari i Thesarit dukej se e kishte humbur atë betejë.

Megjithatë, më 2 prill, në Kopshtin e Trëndafilave, nuk kishte vetëm mbështetës të vendosur të tarifave. Howard Lutnick i dorëzoi Trumpit tabelën me numrat dhe këshilltari i tregtisë Peter Navarro u shpjegoi të dhënat gazetarëve. Bessent, në krahun tjetër dha intervista në CNN dhe Bloomberg News ku, diplomatikisht, ai këshilloi vendet të mos përgjigjeshin me kundërtarifa. Atyre që e pyesnin nëse tarifat ishin të përhershme, ai u përgjigjej: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë mendon presidenti”.

Me rënien e tregjeve të aksioneve dhe shtimin e kritikave (madje edhe nga mbështetësit e Trump), senatori republikan Ted Cruz sugjeroi se kishte “engjëj dhe djaj” që pëshpëritnin në veshin e presidentit (djajtë janë ata që duan “tarifa të larta përgjithmonë”). Të dielën e kaluar, dy ditë pasi tarifat hynë në fuqi, Bessent shkoi të fliste me Trump në Mar-a-Lago dhe u kthye me të në Uashington. Të hënën, vetë Bessent njoftoi në mediat sociale se ai, së bashku me Përfaqësuesin Tregtar të SHBA, Jamieson Greer kishin marrë drejtimin e negociatave për tarifat.

“Bessent dhe Greer janë më të kualifikuar për të negociuar pa u nevrikosur. Ata janë si oficerët më të mirë të policisë për të menaxhuar trafikun drejt uljes së tensioneve dhe drejt rezultateve domethënëse” – tha një burim i Shtëpisë së Bardhë për Financial Times. “Polici i mirë” sugjeroi të martën se bisedimet me Japoninë dhe Korenë e Jugut do të çonin shpejt në një marrëveshje që do të lehtësonte tarifat, duke anashkaluar, tani për tani, linjën e ashpër të Lutnick dhe Navarro.

Bessent pritej në Kongres dje në mëngjes për një seancë dëgjimore, por ai dërgoi zëvendësin e tij duke shpjeguar se ishte thirrur nga Trump. Sekretari i Thesarit ishte në Zyrën Ovale kur Presidenti njoftoi (përmes rrjeteve sociale) pauzën 90-ditore dhe ishte ai që shpjegoi vendimin për gazetarët. Lutnick, megjithatë, ka shkruar në rrjetet sociale se edhe ai ishte aty.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago