LAJME

Arabia Saudite e alarmon Iranin: Ose arrij marrëveshje me Trumpin, ose sulmohesh nga Izraeli

Ministri i Mbrojtjes i Arabisë Saudite, Khalid bin Salman, u ka përçuar një mesazh të qartë zyrtarëve iranianë në Teheran muajin e kaluar, i cili i alarmon ata të pranojnë ofertën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për marrëveshjen nukleare sepse, sipas tij, kjo paraqet një mundësi të mirë për të shmangur rrezikun e luftës me Izraelin.

Sipas Reutersit, i shqetësuar nga mundësia për destabilizim të mëtejshëm në rajon, mbreti 89-vjeçar i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dërgoi djalin e tij, princin Khalid bin Salman, që ta përcillte paralajmërimin te lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Bazuar në dy burime të afërta me rrethet qeveritare dhe dy zyrtarë iranianë, Reutersi ka shkruar se të pranishëm në takimin me dyer të mbyllura në Teheran, i cili u zhvillua më 17 prill në kompleksin presidencial, ishin presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, komandanti i ushtrisë iraniane, Mohammad Bagheri dhe ministri i Jashtëm, Abbas Aragchi.

Ndonëse mediat e mbuluan vizitën e princit 37-vjeçar, përmbajtja e mesazhit të mbretit Salman nuk është raportuar më herët.

Princi Khalid, i cili kishte qenë ish-ambasadori i Arabisë Saudite në Washington, i paralajmëroi zyrtarët e lartë iranianë se presidenti amerikan nuk ka durim për negociata të stërzgjatura, sipas katër burimeve të afërta me Reutersin.

Sipas tij, do të ishte më mirë për Iranin të arrinte një marrëveshje me SHBA-në sesa të përballej me mundësinë e sulmeve nga Izraeli nëse bisedimet dështojnë, kanë thënë dy burime nga Gjiri Persik.

Bazuar në burimet e Reutersit, ai ka argumentuar se rajoni – tashmë i përçarë nga konfliktet e fundit në Gazë dhe Liban – nuk mund të përballonte një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Autoritetet në Arabinë Saudite dhe Iran nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Vizita e Princit Khalid – vëllai më i ri i Princit të Kurorës Mohamed Bin Salman – ishte vizita e parë e një anëtari të lartë të familjes mbretërore saudite në Iran pas më shumë se dy dekadash.

Rijadi dhe Teherani zyrtar kanë qenë rivalë të përbetuar për një kohë të gjatë, duke mbështetur shpeshherë palë të kundërta në konfliktet rajonale, derisa një marrëveshje e ndërmjetësuar nga Kina në vitin 2023 ndihmoi në zbutjen e tensioneve dhe rikthimin e lidhjeve diplomatike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago