FOTO&VIDEO

10 ditë rrugë nga Zvicrës deri në Kosovë – Udhëtim të jashtëzakonshëm i dy mërgimtatrëve me biçikleta

Dy mërgimtarë shqiptarë, Qëndrim Osmanaj dhe Lul Malsori, janë nisur në një udhëtim të jashtëzakonshëm me biçikleta, duke marrë përsipër një rrugëtim prej 1900 kilometrash nga Lozana e Zvicrës deri në Kosovë, transmeton albinfo.

Osmanaj, 27 vjeç, ka si destinacion përfundimtar qytetin e Istogut, ndërsa Malsori, 55 vjeç, do të ndalet në Gjakovë, përkatësisht në Krusha e Madhe.

“Nuk e di për sa kohë mund të arrijmë, por e di që kemi një pasion të madh për ta bërë këtë. Dëshira për t’u kthyer në vendlindje është e madhe dhe nuk ndjejmë lodhje, pavarësisht kilometrave”, tha Osmanaj.

Ai shtoi se ideja për këtë sfidë kishte nisur pesë muaj më parë:

“E kemi biseduar para 5 muajsh, dhe tash erdhi koha. Duke parë edhe kushtet atmosferike, vendosëm të nisim udhëtimin. Rrugës nuk i dihet, por do të bëjmë maksimumin që të arrijmë sa më shpejt.”

Me pasionin për sportin dhe mallin për vendlindjen, të dy mërgimtarët po tregojnë se dashuria për Kosovën mund të përshkohet edhe përmes një udhëtimi të gjatë e sfidues mbi dy rrota.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

24 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago