LAJME

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Arratisja e Enver Sekiraqës ka qenë e pritshme sipas Shefqet Rizës, babait të Triumf Rizës.

Në një prononcim për TV Dukagjinin, ai tha se Sekiraqa nuk është dashur asnjëherë të shkojë në arrest shtëpiak dhe se një gjë të tillë vazhdimisht e ka kundërshtuar.

“Ka qenë e pritshme sepse në disa seanca kanë propozu mbrojtja të lirohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak, unë si palë e dëmtar kam kundërshtuar disa herë, edhe prokurori ka kundërshtu me ngulm. Sa kemi qenë aty nuk është miratu, papritmas… morëm vesh që gjykata e ka liru, faji është i gjykatës, pse e kanë bërë këtë s’e kam të qartë. E kam quajt këtë një skandal, çdo kush që dënohet mbi 5 vjet s’është e logjikshme të jetë në burg shtëpiak, por duhet në paraburgim. Le ta bëjnë barrën organet e drejtë2sisë, të merren me këtë rast, mua më së paku si babë i Triumfit më përket të flasë për të. Ai nuk ka vdes për pikë të qejfit, por ka vdekur në mbrojtje të ligjit, ai i ka pri hallkës së drejtësisë”, tha ai.

Sipas tij, Sekiraqa mund të jetë arratisur në Rusi ose edhe në Serbi.

Ai tha se pas vrasjes së Triumfit, Sekiraqa ishte strehuar te Millan Radojçiq e Veselinoviqi.

“Ajo është konfirmu, arratisja mundet me bë ose në Rusi ose në disa vende që mundet me gjet strehim, edhe në Serbi, edhe në Serbi pas vrasjes ka gjet strehim. Koha Ditore ka shkruar në faqen e parë që është takuar me Veselinoviqin e Radojciqin. Besoj që ka me u zënë, s’ka qare pa u zënë”, tha ai.

“Edhe ai tjetri Ilir Abdullahu u zu, por pagoi 100 mijë euro për të dalë nga burgu. 100 mijë euro, unë 5 euro s’po mundem t’i gjejë. Gjykata edhe në këto raste duhet të kërkojë prejardhjen e pasurisë, natyrisht ajo u ka ardhur nga krimi i organizuar”, ka deklaruar Shefqet Riza.

Riza tha se Sekiraqa është kriminel i cili për shumë vite e ka terrorizu gjithë Prishtinën.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago