Bianca Nobilo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është shikuar mbi 1.8 milion herë.
Gazetarja e CNN-it ka treguar në detaje se çfarë po ndodh mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës.
Ajo është munduar që brenda dy minutave të shpjegojë një histori 1000 vjeçare mes shqiptarëve dhe serbëve.
“Çfarë fshihet pas tensioneve të ndezura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përplasjeve të dhunshme në Kosovë këtë javë?, ka shkruar udhëheqësja e emisionit “The Global Brief”.
Ndërkohë, duke parë interesimin e jashtëzakonshëm rreth kësaj teme, ajo ka reaguar në Twitter.
“Inspiruar nga përgjigjet dhe debatet rreth këtyre shpjegimeve. Edhe nëse ato nuk arrijnë të përfaqësojnë plotësisht temat. Më tregoni nëse ka një temë gjeopolitike/lajme për të cilën dëshironi”, shkroi në Twitter.
Kujtojmë se ajo më parë kishte intervistuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth pushtimit rus në Ukrainë dhe ndikimit të saj në Kosovë.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…