Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit, K.T., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”.
“Prokuroria njofton se, me datë të pacaktuar e deri më 02.06 2021, i dyshuari K.T., ka përpiluar dokumente të falsifikuara me qëllim të shfrytëzimit si origjinal, për leje qëndrimi sllovene, për përfitim për vete apo personin tjetër, ku nga të dëmtuarit, B.K., F.K., dhe L.R., kishte marrë shuma të mëdha parash, në vlerë mbi 11.000 (njëmbëdhjetë mijë) euro. Me urdhër të prokurorit të Shtetit pas aksionit të bastisjes së shtëpisë së tij nga Njësiti i Hetimeve, i janë gjetur një leje qëndrimi sllovene dhe një folder me 7 vërtetime të transaksioneve të ndryshme . Me këto elemente, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve””, njofton prokuroria.
Në të njëjtën periudhë kohore, i pandehuri K.T., me anë të paraqitjes së rreme, dhe duke i fshehur faktet, ka shfrytëzuar mosdijen e personave të tjerë lidhur me gjendjen reale, ka vënë në lajthim të dëmtuarit, B.K., F.K., dhe L.R., duke i siguruar ata se do të iu rregullojë dokumentet për leje qëndrimi në Slloveni. Me këto veprime i dyshuar ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit K.T., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 02 qershor 2021.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…