Michael Jordan për Nike, nga tre milionë në katër vjet, në tre milionë çdo pesë orë

Ikona e basketbollit, Michael Jordan, nuk ishte menduar nga kompania Nike, se do ta kalonte çdo pritshmëri, kur ata panë potencialin e tij më 1984.

Atëherë ata shpresuan që të gjeneronin të hyra me brendin “Jordan Shoes” prej 3 milionë dollarëve në vit sipas kontratës së parë. Por prej atëherë gjithçka ka ndryshuar për të dyja palët, Nike dhe Jordan.

Për dallim prej vite më parë, basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave tani gjeneron të hyra prej tre milionësh në çdo pesë orë, për kompaninë.

Nike e paguan atë prej 410 mijë dollarë në ditë, derisa ai mbledh 150 milionë çdo vit, sipas Forbes, transmeton KlanKosova.tv.

Nike gjeneron në total të hyra prej 15 milionë dollarë për secilën ditë nga brendi i Jordan.