POLITIKE

Vjen përgjigja e Xi ndaj Trump, Kina vendos tarifë 34% ndaj SHBA-ve

Ministria e Financave e Kinës tha të premten se do të vendosë tarifa shtesë prej 34% për të gjitha mallrat amerikane nga 10 prilli, si një kundërmasë ndaj tarifave gjithëpërfshirëse të vendosura nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Është kjo përgjigja e menjëhershme dhe kundërmasa e Xi Jinping ndaj Trump.

Me një tabelë në dorë, presidenti amerikan Donald Trump do të zbulonte të mërkurën e 2 prillit tarifat e shumëpërfolura për të gjitha vendet duke nisur nga ato më kryesoret.

Ai tregoi se Kina “i ngarkon” Shteteve të Bashkuara një tarifë prej 67 për qind, kështu që Shtetet e Bashkuara do t’i ngarkojnë Kinës një tarifë prej 34 për qind.

Grafiku tregoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i ngarkojnë Bashkimit Evropian një tarifë 20 për qind, Vietnamit një tarifë 46 për qind, Tajvani 32 për qind, Japonia 24 për qind, India 26 për qind, Koreja e Jugut 25 për qind, Tajlanda 36 për qind.

Trump njoftoi gjithashtu një “tarifë bazë minimale” prej 10 për qind për vendet e tjera për të “ndihmuar në rindërtimin” e ekonomisë amerikane.

Në krye të herës, ai deklaroi se dita e sotme është “një nga ditët më të rëndësishme” në historinë amerikane, pasi ai pritet të nënshkruajë një urdhër për vendosjen e tarifave reciproke për vende të ndryshme.

“Ne kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, theksoi shefi i Shtëpisë së Bardhë. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë”.

Ai deklaroi se së shpejti do të nënshkruajë një “urdhër ekzekutiv historik që vendos tarifa reciproke për vendet në mbarë botën”.

“Reciproke. Kjo do të thotë se ata na e bëjnë neve dhe ne ua bëjmë atyre. Shumë e thjeshtë. Nuk mund të bëhet më e thjeshtë se kaq”, shtoi presidenti Trump.

“Është shpallja jonë e pavarësisë ekonomike”, tha Trump duke njoftuar masat e reja.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin paratë e gjeneruara nga tarifat për të “ulur taksat tona dhe për të paguar borxhin tonë kombëtar”.

Sipas tij, 2 prilli do të mbahet mend përgjithmonë si “dita kur industria amerikane rilindi”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

53 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago