LAJME

2 mld euro mashtrime, gazetari jep detaje për biznesmenin Josifi që është në kërkim

Autoritetet spanjolle kanë lëshuar një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në Shqipëri.

Media më e madhe spanjolle “EL PAIS” shkruan se ai ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, si dhe është këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky zbulim është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle dhe arrestime në Shqipëri.

Për biznesmenin Josifi, gazetari Lavdërim Lita dha detaje të reja në një intervistë me gazetaren Esmeralda Mulaj, ku u shpreh se grupi ku ndodhej 35-vjeçari ka mashtruar rreth 200 mijë persona në Europë.

Mashtrimet sipas gazetarin kapin shifrën e 2 mld eurove.

“Amand Josifi është 35-vjeç. Ai ka studiuar në Greqi dhe Francë, ka qenë këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes. Gjithçka ka nisur në 2020 kur autoritetet spanjolle kanë kërkuar nga Policia shqiptare të hetojë Armand Josidin dhe një sërë personash të tjerë sepse mendohej se ishin një grup ndërkombëtar që bënin mashtrim përmes internetit Forex. Grupi ka mashtruar rreth 200  mijë persona në Gjermani dhe Suedi dhe vende të tjera. Kjo kap një shifër prej 2 mld euro mashtrime. 6 call center që funksionin në Shqipëri kanë arritur të bëjnë 15 mln euro në muaj përmes skemave të ndryshme të investimeve fake. Gjithçka ishte një skemë mashtrimi”, u shpreh ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

15 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 ditë ago