LAJME

Ndodh sërish! Avioni me mbi 300 pasagjerë goditet nga turbulenca të forta, 30 persona pësojnë lëndime. Publikohen pamjet nga momentet e panikut

Të paktën 30 pasagjerë po trajtohen për lëndime në Brazil, pasi avioni i linjës Air Europa u godit nga turbulenca të forta.
Udhëtarët pësuan lëndime në pjesë të ndryshme të trupit dhe u detyruan të prisnin tre orë të shtrirë në dyshemenë e avionit përpara se largoheshin nga aty.

Fluturimi UX045 po nisej nga Madridi, Spanjë për në Montevideo, Uruguai, me 325 pasagjerë kur kapiteni kërkoi të bënte një ulje emergjente në orën 2:32 të mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar Governador Aluízio Alves në Natal.

Më shumë se 10 pasagjerë u dërguan me urgjencë në Spitalin aty pranë Monsenhor Walfredo Gurgerl, sipas Aeroportit të Zyrihut në Brazil.

Ky ishte incidenti i dytë i Air Europa në më pak se 24 orë pasi një fluturim nga Madridi në Tel Aviv u devijua për në Romë.

Kapiteni shpalli një emergjencë pasi fluturimi UX1301 hyri në hapësirën ajrore italiane ndërsa avioni Boeing 787-9 po zbriste nga 37,000 feets, sipas AirNav RadarBox, një sistem gjurmimi fluturimi në kohë reale.

 

 

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

6 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago