LAJME

“Kishte veshur maskën e vdekjes”: Studenti i Kadaresë tregon takimin e fundit me të

Marius Dobrescu, përkthyesi rumun i veprave të Ismail Kadaresë dhe miku i tij që nga koha kur ishte student, tregoi takimin e fundit me gjeniun e letrave shqipe.

Ai rrëfeu se në takimin e fundit me shkrimtarin e madh, në fundmars të këtij viti, e kishte parandjerë se ai nuk do të ishte edhe shumë gjatë mes nesh, pasi i ishte dukur shumë i largët dhe i heshtur, sikur të kishte veshur maskën e vdekjes.

“Takimi i fundit ka qenë në 29 mars të këtij viti, isha në Tiranë, e çuditshme, është se nuk më tha asgjë, ishte i heshtur, pak i largët, pak i huaj dhe thashë me vete se Kadarenë s’do ta kemi për shumë kohë më. Siç i vuri diktatorit maskën e njerëzimit ashtu e kishte vënë edhe ai maskën e vdekjes, ishte shumë i largët, besoj se as nuk më njohu dhe kjo më ka prekur shumë”.

“Humbi një kolos i letërsisë botërore, shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe, më konsideronte si përkthyesin e tij më besnik dhe unë e konsideroj si model i jetës sime, i papërsëritshëm. Për mua vepra e Kadaresë është një ushtrim matematike, secila frazë është një problem, tani kam arritur tani ta përkthej Kadarenë pa fjalor dhe pa pyetur njëri tjetër”.

“Mesazhi im është ta lexojnë Kadarenë sepse kështu mund ta gjykojnë dhe kuptojnë më mirë historinë e vendit të tyre dhe të Ballkanit dhe mund ta njohin më mirë popullin shqiptar”, u shpreh ai në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago