LAJME

“Smira nga kolegët e ndoqi deri në fund”/ Fatos Kongoli: Sulmet në diktaturë, Ismail Kadare i ktheu në interes të tij

Fatos Kongoli një nga mjeshtrat e letërsisë shqipe foli në “Top Talk” për ndarjen nga jeta të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Kongoli foli për sulmet që mori Kadare që në kohën e diktaturës, ndërsa tha se shkrimtari ishte aq i zgjuar, saqë regjimin e përdori në interes të krijimtarisë së tij.

Po ashtu, shkrimtari tha se smira e kolegëve Kadarenë e ndoqi deri në fund kur ai u largua  nga Shqipëria në Paris.

Ismaili ishte shkrimtar i madh, ishte Kadare. Largimi i Kadaresë, ishte goditje fatale për regjimin diktatorial. Goditje aq e fuqishme sa regjimi nuk e mori më veten. Gjithçka që ka shkruar Kadare është e veçantë. Për mua kryevepra janë të gjitha, por dua të ndaj librin për të cilin kam dobësi shumë të madhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, libër unik.

Brezi im e lexonte Kadarenë mes rreshtave, kishte mesazhe kishte mendime që të ngacmonin. I tillë ka qenë Kadareja, ai ka qenë një shkrimtar i jashtëzakonshëm, jo si të tjerët. Ka pasur një rrymë të fuqishme në Shqipëri që e kritikonte se gjoja shkruante jo për lexuesin shqiptar por lexues të huaj. Mbaj mend një artikull idiot që e sulmonte se Kadareja nuk shkruante për lexuesin shqiptar. Kadareja nuk është lexuar si shkrimtar i mirëfilltë, por ai ka qenë më mirëfillti shqiptar. Kadareja ishte njeri i zgjuar, nuk ishte naiv dhe ai e përdori regjimin në interes të krijimtarisë së tij.

Ka pasur smirë, ligësi sa të duash. Kjo smirë dhe ligësi e kolegëve e ka ndjekur deri në fund Kadarenë, por pjesa më e madhe e adhuronin se ishte shkrimtar i madh”-u shpreh Kongoli.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

24 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago