FOTO&VIDEO

Shqiptari me sharrë elektrike në dorë ndjek policët britanikë në mes të rrugës

Me sharrë elektrike në dorë, duke ndjekur një efektiv policie nëpër rrugët e një qyteti skocez. Shqiptari Liridon Kastrati u shpall fajtor për vrasje të mbetur në tentativë për incidentin e ndodhur në majin e vitit të kaluar.

Sipas provave të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Paisley-t, ngjarja nisi kur automjeti Volkswagen i drejtuar nga 32-vjeçari Kastrati u përplas me makinën e policisë. Pas përplasjes, Kastrati fillimisht u largua me vrap, por u rikthye te makina e tij për të marrë një sharrë elektrike, të cilën më pas e përdori për të kërcënuar dhe ndjekur oficerin Cowan.

Oficeri, 35 vjeç, dëshmoi se kishte qenë i “tmerruar” ndërsa Kastrati e përndiqte duke tundur sharrën elektrike dhe duke ulëritur fjalë fyese. Ai tha se në ato momente besonte se po rrezikonte jetën: “Mendova se nëse nuk distancohem, do të më vriste. Besova se do të më priste krahët ose edhe kokën”.

Fillimisht, Kastrati u deklarua i pafajshëm për akuzat e tentativës së vrasjes ndaj katër oficerëve, por në fund u shpall fajtor vetëm për tentativë vrasjeje. Ndërkohë, akuzat për vjedhje makine, shkelje të qetësisë publike dhe shkelje të kodit rrugor u tërhoqën nga prokuroria.

Mbrojtja e tij pretendoi se hetimet kishin qenë “të meta” dhe pa objektivitet, duke theksuar se Kastrati ishte marrë në pyetje pa avokat dhe pa përkthyes shqiptar. Pas shpalljes së fajësisë, gjykatësi Gallacher paralajmëroi se dënimi do të jetë i rëndë, duke e quajtur incidentin “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. (A2 Televizion)


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago