FOTO&VIDEO

26-vjeçarja nga Tetova e braktis foshnjën në QKUK, thotë se dëshiron ta falë atë

Një 26-vjeçare, banore e Tetovës së Maqedonisë Veriore, e ka braktisur foshnjën e saj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo po pretendon se foshnjën e ka me një mashkull rreth 27 vjet më të vjetër se ajo, pra me një 54-vjecar. Foshnja, sipas saj, është e një lidhjeje jashtëmartesore. Në deklaratën e saj dhënë mjekëve, ajo thotë se foshnjën po e braktis me qëllimin qe t’ia falë dikujt.

Lajmin se kjo grua e ka braktisur foshnjën e ka konfirmuar për Express drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Ai ka deklaruar se gruaja po thotë se nuk e do foshnjën. Mirëpo për këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës. Kjo e fundit në këto momente gjendet në Gjinekologjinë e QKUK ‘së duke e intervistuar gruan në fjalë.

“Rasti është i dyshimtë. E kam njoftuar policinë dhe po merret me rastin. Bëhet fjalë për një grua me vit të lindjes 1993”, i tha Ismaili Express-it.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e foshnjës është e mirë. Ajo gjendet pranë Klinikës së Neonatologjisë te rastet e kujdesit social.

Detaje për foshnjën ka dhënë drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci.

“Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. Po trajtohet tek ne në repartin e e rasteve sociale”, ka deklaruar Gojnovci.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

8 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago