28 persona janë regjistruar si të shëruar nga koronavirusi të enjten në Kosovë, përderisa nga 194 mostra vetëm një është diagnostikuar pozitiv me Covid-19.
Rasti pozitiv është nga Poliçka e Kamenicës.
Me shtimin e 28 pacientëve të shëruar, numri total i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 561.
Në Kosovë, nga 8 shkurti e deri më 7 maj 2020 janë testuar 9279 mostra të dyshimta. Pozitivë kanë rezultuar 861 raste, e 27 kanë vdekur.