Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar një ministri për t’u bërë pjesë e Qeverisë së Serbisë. Madje ministrinë ia kanë kërkuar direkt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet në Serbi.
Është kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi që ka bërë të ditur kërkesën për një ministri për shqiptarët në Qeverinë e Serbisë.
“Kësaj radhe ndryshe. Sot ia bëmë të qartë presidentit Vuçiq qëndrimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse ai dëshiron t’i tregojë botës sa evropian janë si popull, është momenti i duhur ta vërtetojë me vepra. Jo më me fjalë”, ka shkruar Arifi në “facebook”. Ai ka paraqitur kushtet që i janë prezantuar Vuçiqit.
“Ministrin e Ministrisë së Pushtetit Lokal; Ndihmësministrin e Ekonomisë; Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Arsimit; kryetarin e Trupit Koordinues. Presim përgjigje”, ka shkruar Arifi.
Postimi i tij është përcjellë edhe nga sajti “b92.net”. Sipas këtij sajti, një delegacion i partive shqiptare, përkatësisht i koalicionit të partive shqiptare, të martën ka pasur takim me presidentin e Serbisë në Beograd.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…