KRYESORE

Njohja e Kosovës nga Greqia po alarmon Serbinë

NATO, BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përpiqen të ndikojnë në Greqinë për të ndryshuar pozicionin e saj në çështjen e Kosovës.

Kështu po pretendojnë mediat serbe, të cilat tash e sa kohë po merren me këtë çështje.

Sipas tyre, nëse Greqia do ta bëjë këtë do të varet nga vlerësimi i saj se si një vendim i tillë do të reflektonte mbi çështjet e hapura me të cilat Athina ka fqinjët e saj, transmeton gazeta “Bota sot” lajmin e publikuar në mediat serbe.

Megjithëse Ministria Greke e Punëve të Jashtme njoftoi ditët e mëparshme se ata nuk e njohin Kosovën, por po përpiqen, të “thellojnë bashkëpunimin dypalësh” me Prishtinën.

Ish diplomati serb Zoran Milivojevic beson se Athina është nën presion nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara për shkak të krizës ekonomike, si dhe se lëvizjet që Greqai po bën rreth Kosovës nuk janë një lajm i mirë dhe hapin çështjen e pozicionit të vërtetë të Athinës kur bëhet fjalë për njohja e mundshme të Kosovës.

Ish ambasadori në Berlin dhe OSBE, Milovan Bozinovic, tregon se Greqia ka shumë arsye për të ndërtuar marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe shqiptarët, duke kujtuar se shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, ashtu si shumë grekë jetojnë në Shqipëri.

“Është e sigurt që presioni po ushtrohet si përmes NATO-s dhe BE-së, sepse qëndrimi grek ndaj Kosovës është një problem në sytë e anëtarëve të atyre organizatave dhe nuk është e lehtë për Athinën të jetë në tension të fshehtë me ta. Mund të ketë arsye për të negociuar, por unë nuk besoj se do të ishte në një mënyrë kaq të ashpër dhe naive. Athinës me siguri do t’i duhet të masë tre herë para se të marrë ndonjë vendim mbi Kosovën dhe Metohinë”, tha Bozinovic.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago