LAJME

30 shtetet e NATO-s nënshkruajnë Protokollin historik të Anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë

30 vendet anëtare të NATO-s kanë nënshkruar protokollet e pranimit për Finlandën dhe Suedinë, duke dërguar ofertat e anëtarësimit të dy vendeve nordike në parlamentet aleate për miratim.

Protokolli nënkupton se Finlanda dhe Suedia mund të bashkohen në takimet e NATO-s dhe të kenë akses më të madh në inteligjencën, por nuk do të mbrohen nga një klauzolë mbrojtëse e aleancës, që një sulm ndaj një aleati është një sulm kundër të gjithëve, deri në ratifikimin.

Sekretari amerikan Blinken e ka quajtur ditë historike për sigurinë trans-atlantike.

Sot, të tridhjetat vendet tona aleate në NATO nënshkruam Protokollet e Anëtarësimit për Finlandën dhe Suedinë për t’u bashkuar me Aleancën e NATO-s. Kjo është një ditë historike për Sigurinë Transatlantike. Dera e NATO-s mbetet e hapur dhe ne jemi më të fuqishëm bashkë”, ka shkruar Blinken.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në nënshkrimin në selinë e NATO-s së bashku me ministrat e jashtëm finlandez dhe suedez: Ky është vërtet një moment historik. Me 32 kombe rreth tryezës, ne do të jemi edhe më të fortë.

Ai u bëri thirrje aleatëve që të ratifikojnë me shpejtësi dhe siguroi dy vendet nordike për mbështetjen e NATO-s ndërkohë.

Ministrja e jashtme e Suedisë, Ann Linde, falënderoi NATO-n për mbështetjen e saj dhe tha se ajo mezi pret të punojë së bashku “për të garantuar sigurinë tonë kolektive”.

Rusia ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur të dy vendet kundër anëtarësimit në NATO, dhe në mars kërcënoi me “pasoja të rënda ushtarake dhe politike” nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen aleancës


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

5 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

12 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

13 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

14 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

18 orë ago