FOTO&VIDEO

34-vjeçari nga Malisheva i hakmerret rojës së pyllit i cili e preu në besë pasi i dha ryshfet

Një 34-vjeçar nga fshati Llozicë i Malishevës e ka zbuluar një rast të ryshfetit në të cilin ka qenë vetë i përfshirë në vitin 2019. Informacionet për këtë rast i njëjti i ka dhënë derisa po intervistohej për një rast që ka ndodhur dy ditë më parë.

M.B., ka deklaruar se në vitin 2019 derisa ka qenë duke prerë dru në pronën publike e kishte takuar rojtarin e pyllit, H.K., të cilit ia kishte dhënë 30 euro në mënyrë që të mos e denoncojë.

Por pas një kohe, të dyshuarit M.B., i kishte ardhur një vendim nga Gjykata ku ishte dënuar me 150 euro për këtë rast. Kjo e kishte bërë atë t’i kërkojë ‘llogari’ rojës së pyllit, të cilit i dha ryshfet. Bisedën të cilën e kishte zhvilluar me të, i dyshuari e ka iniciuar, ku ai dëgjohet duke e pranuar faktin që ka marrë ryshfet. Këtë audio-incizim ai e ka dërguar në Polici, çka ka bërë që të nisin hetimet ndaj të dyshuarve për marrje dhe dhënie ryshfeti.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se H.K., ende s’është intervistuar pasi akoma nuk është siguruar prezenca e tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago