Spiro Iljadhi u qëllua me breshëri plumbash, mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku mbeti i plagosur. 35-vjeçari është pronarë i një club-i mjaft të njohur dhe frekuentuar në Sarandë.
Mësohet se Iljadhi është pronar i lokalit “Bar Orange”, pranë të cilit edhe është qëlluar me breshëri plumbash, pas një sherri. Për pasojë mbetur i plagosur edhe një turist shqiptar-amerikan. 33-vjeçari Mario Jani po kalonte pranë vendit të ngjarjes kur mori plumba në fundshpinë.
Sipas policisë, sherri mes Iljadhit dhe tre personave të tjerë ka nisur brenda lokalit dhe më pas autorët e dyshuar e kanë pritur 35-vjeçarin pranë ambienteve të lokalit, duke lëshuar mbi të 20 plumba.
35-vjeçari, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Sarandë, u soll me helikopter në Tiranë, për një ndihmë më të specializuar.
Në kërkim mbi ngjarjen janë shpallur vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi, si dhe Redjan Hadëri.
Ndërsa rezulton se i plagosuri është pronar i Cub “Organe”, i cili ka qenë mjaft i frekuentuar në Sarandë. Nga një vëzhgim i faqes së lokalit në rrjetet sociale bie në sy se në të kanë qenë të ftuar shumë këngëtarë.
Mes VIP-ve më të njohur që kanë kënduar në “Bar Orange” janë Ledri Vula, Noizy, Majk dhe shumë këngëtarë të tjerë të famshëm.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…