Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se 45 milionë euro është borxhi ndaj shërbimeve të ujit, prej tyre 40 milionë janë nga sektori i amvisërisë dhe mbi pesë milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Në njoftimin e lëshuar të KRUP thuhet se nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, “ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët”.
Tutje, theksohet se nga nesër do të ketë aksione të mëdha me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në Graçanicë.
Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Nesër aksion i madh në Graçanicë, për borxhlinjtë e mëdhenj të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegal
Të nderuar kolegë të medieve elektronike dhe të shkruara!
Fillimisht ju falënderojmë për gatishmërinë tuaj në bartjen e mesazhit te opinioni publik, lidhur me fushë veprimtarinë e KRU ”Prishtina ” SH.A., mesazhe të cilat u shërbejnë konsumatorëve që kanë çasje në sistemin publik të ujësjellësit dhe kanalizimit.
Ua kujtojmë që, borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milion euro, 40 milion nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milion nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.
Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit, ngase kemi një kosto të lartë të trajtimit të ujit dhe shpërndarjes përmes tubacioneve primare, sekondare e terciare deri te konsumatorët.
Nesër 26 korrik 2023, e mërkurë duke filluar nga ora 10:00 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektor , me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha, në Graçanicë.
Në këtë aksion do të asistoj edhe Policia e Republikës së Kosovës.
Ju lutemi të na përcjellni në këtë aksion dhe ju lutemi për konfirmim!