Lideri i radikalëve serbë Vojislav Sheshejl ka parashikuar muaj të vështirë për Serbinë me ardhjen e administratës Biden duke shkuar deri aty sa të kërkojë bashkim të Republikës së Serbisë me Federatën e Rusisë
Sheshejl, i dënuar nga Haga për krime lufte tha në Happy TV se kjo është mënyra e vetme e mbrojtjes për Serbinë, përcjell Abcnews.al
“Në këtë rast, Serbia duhet që të kërkojë menjëherë që të bëhet anëtare e asociuar e Federatës Ruse. Kështu vendi do të ruante individualitetin e tij juridik ndërkombëtar dhe pavarësinë, por ajo do të ishte i integruar fort me Rusinë,” u shpreh ai.
Sheshel tha gjithashtu se ai paralajmëroi për gjashtë muaj ofensivë, dhe sipas tij, kjo tashmë po bëhet realitet. Ndërsa duke folur për Christian Schmidt, lideri i radikalëve serbë u shpreh se ai është krah kroatëve sa i përket konflikteve në Ballkan.