Ferizaj- Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Bujar Shahini, duke e dënuar me 6 vite burgim.
Shahini akuzohej se i shkaktoi lëndim të rëndë trupor A.L, person me aftësi të veçanta, ku si pasojë i njëjti kishte ndërruar jetë.
Ndërsa, i akuzuari Jeton Nuredini, i cili akuzohej se edhe pse ishte në dijeni për ndodhinë, nuk kishte paraqitur rastin në polici, u dënua 6 muaj burgim.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të enjten nga gjyqtari i çështjes, Mustaf Tahiri.
Gjykatësi Tahiri bëri të ditur se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Bujar Shahini, akuzohej se më 21 shkurt 2021, rreth orës 15:14, në parkingun e pompës së derivateve të naftës “Hib Petrol”, në fshatin Bibaj, Komuna Ferizaj, me dashje i kishte shkaktuar lëndim të rëndë trupor A.L, person me aftësi të veçanta.
Në akuzë thuhet se tani i ndjeri A., ishte në parkingun e “Hib Petrol”, duke biseduar me Osman Osmanin, kurse i pandehuri duke lëvizur me motoçikletën e markës “Yamaha”, atëherë tani i ndjeri e kishte fyer me fjalë duke ia sharë nënën, e pastaj ishte nisur në drejtim të aparateve për mbushje me derivate.
Gjithnjë sipas aktakuzës, thuhet se i pandehuri ishte kthyer me motoçikletë në të njëjtin drejtim dhe ishte ndalur afër tani të ndjerit, i cili ishte ofruar afër motoçikletës duke e ngritur dorën lartë, kurse i pandehuri kishte zbritur nga motoçikleta dhe e kishte goditur me grusht në pjesën e fytyrës, nga e cila goditje tani i ndjeri ishte rrëzuar në shpinë duke u përplasur me pjesën e pasme të kokës në beton, ku kishte pësuar lëndime të rënda trupore – frakturë e bazës së kafkës dhe majtas deri në orbitë, të cilat lëndime shkaktojnë gjakderdhje të brendshme në tru.
Me këtë rast, thuhet se i njëjti transferohet në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë, ku ndërron jetë në ora 00:44 minuta.
Me këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga nen 186, par.5 lidhur me par.2, nënpar.2.1 të Kodit Penal.
Sipas dispozitivit II të kësaj aktakuze, i pandehuri Jeton Nuredini akuzohej se më 21 shkurt 2021, në Ferizaj nuk e kishte lajmëruar kryesin e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”, edhe pse ka qenë në dijeni për identitetin e tij.
Aktakuza thotë se derisa kishte qenë së bashku me shokun e tij, të pandehurin Bujar Shahini para pikës së derivateve “Hip Petrol” në fshatin Bibaj, i pandehuri Shahini e kishte goditur me grusht në kokë të dëmtuarin A.L, siç përshkruhet në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, atëherë i pandehuri Nuredini së bashku me të pandehurin Shahini, e dërgojnë të dëmtuarin me veturë deri në QMF-2 në Ferizaj, pa dhënë informacione për identitetin e tyre, me arsyetimin se të dëmtuarin e kanë gjetur në rrugë, pastaj i pandehuri me veturën e tij e kishte dërguar të pandehurin Bujar në shtëpinë e tij në fshatin Bibaj, kurse vet ishte thyer në shtëpi pa e paraqitur rastin në Stacionin Policor në Ferizaj, kurse i pandehuri Bujar, pastaj largohet nga Kosova.
Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” nga nen 378, par.1 nënpar.1.3 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…