LAJME

60-vjeçarja që fitoi Miss Buenos Aires dhe revolucionarizoi spektaklin e Miss Universe

Një 60-vjeçare argjentinase ka surprizuar botën e spektakleve, pasi është shpallur mbretëresha e bukurisë në kryeqytetin e vendit, Buenos Aires.

Në prill Alejandra Rodriguez u bë e famshme pasi u kurorëzua Miss Buenos Aires, duke u bërë 60-vjeçarja e parë që fitonte një konkurs të organizuar nga Miss Universe.

Edhe pse nuk ia doli që të përsëriste të njëjtin triumf të shtunën për t’u bërë Mis Argjentina dhe për të fituar të drejtën për të përfaqësuar vendin e saj në konkursin Miss Universe, Alejandra fitoi çmimin “imazhi më i mirë” dhe për të ky është fillimi i një ndryshimi në mënyrën se si perceptohet bukuria.

Miss Universe mund të ketë marrë fund, por ajo thotë se udhëtimi i saj i jashtëzakonshëm është “hapi i parë i një ndryshimi” në perceptimet e shoqërisë.

Ky është hapi i parë i një ndryshimi që po vjen. Shpresoj që kjo pjesëmarrje të shënojë një hap para. Mendoj se bukuria e jashtme është gjithmonë fokusi kryesor, nuk mendoj se është gabim të zgjedhësh një femër të bukur, por ndoshta koncepti i bukurisë duhet të zgjerohet”, tha Rodriguez, një avokate dhe gazetare me profesion, për CNN Español pas konkursit.

Pjesëmarrja e Rodriguez në këtë event bukurie u bë e mundur vetëm pasi Miss Universe ndryshoi rregullat e saj në lidhje me moshën. Deri në vitin 2023, garuesit duhet të ishin midis moshës 18 dhe 28 vjeç, ndërsa që nga viti 2024, nuk ka kufi moshe.

Heqja e kufirit të moshës ishte vetëm një nga një seri ndryshimesh të rregullave që konkursi prezantoi në vitin 2023 në një përpjekje për t’u modernizuar.

Për herë të parë në historinë e saj më shumë se 70-vjeçare, Miss Universe lejoi pjesëmarrjen e grave që janë të martuara ose të divorcuara dhe që kanë lindur ose janë shtatzëna.

Ishte gjithashtu një grua 40-vjeçare që mori pjesë, një tjetër që është 37. Është sikur kufijtë tashmë po zgjerohen. Kishte gra që janë nëna, gjëra që nuk mendoheshin më parë në Miss Universe”, tha Rodriguez.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago