LAJME

Një maniak i hodhi acid/ Flet shqiptari që shpëtoi të fejuarën në Nju Jork

Një i ri shqiptar u dogj rëndë pasi një maniak hodhi acid para të fejuarës së tij në një metro në Nju Jork. Mediat amerikane shkruajnë se Petrit Alijaj, 23 vjeç pësoi lëndime të rënda në trup dhe është aktualisht duke marrë trajtim në spital.

Ai është fotografuar i mbuluar me fasha në pjesën e sipërme të trupit të tij në spitalin Presbyterian-Weill Cornell të Nju Jorkut ku ndodhet ende i tronditur nga sulmi. Mjekët thanë se ai kishte djegie në 30% të trupit dhe mund të qëndrojë në spital për të paktën një javë për t’u shëruar.

“Ia vlejti”, – tha ai, për të mbrojtur të fejuarën e tij. “Unë e mbroj të fejuarën time me trupin tim”, tha ai për “The Post”. Ai tha se kishte “jo aq shumë dhimbje tani”, të cilën ai ia atribuoi ilaçit që i ishte dhënë, por tha se më parë dhimbjet ishin “oh Zoti im”. Sulmuesi, i identifikuar më vonë si 49-vjeçari Nile Taylor, u fut me një filxhan në dorë të mbushur me pak lëng.

“Ai kishte një filxhan” – tha Alijaj, ndërsa tregoi një filxhan në tavolinën e tij pranë shtratit, “si ky, ndoshta më i vogël, kishte brenda diçka si vaj, bëri zjarr dhe ia hodhi të gjithë”. Alijaj tha se pati mundësi të kthehej me trup për të mbrojtur të fejuarën dhe kushërirën e tij, të cilat ishin ulur pranë tij. Këmisha e tij mori flakë dhe ai menjëherë filloi të godiste veten me duar për të shuar flakët.

“E prekja veten për të shuar zjarrin. Kështu që ndërsa vrapoja unë po digjesha” – tha ai. Taylor gjithashtu u largua nga treni, por Aliaj tha se ishte i shqetësuar se ai do të kthehej sërish. Në një moment, Alijaj arriti të shqyejë bluzën e tij që digjej. Ai nuk mendoi se djegiet ishin aq të këqija në fillim, por tha se kuptoi se ishte i mbuluar me flluska kur mbërriti në spital me djegie në qafë, veshë, gjoks, krahë dhe dorën e majtë.

Pas ngjarjes, ai u pa duke u larë me ujë të ftohtë në një zorrë nga një zjarrfikës. Ai tha për “The Post” se mjekët nuk ishin ende të sigurt se sa të rënda ishin djegiet e tij, duke thënë se ata duhej të përcaktonin “sa thellë zjarri hyri në lëkurë”. “Mjekët thanë se 30% e trupit tim ishte djegur. Por nuk mendoj se është 30%,” shtoi ai me optimizëm duke buzëqeshur. “Ndoshta më shumë se 10%.”

Pjesa e brendshme e veshit të Alijaj ishte e mbuluar me flluska gjigante me pamje të dhimbshme në spital. “Unë ende mund të dëgjoj,” i tha ai The Post me krenari. Falë Zotit, tha ai, fytyra mbeti e padëmtuar pasi arriti ta mbulonte.

Alijaj tha se ka rreth një vit që jeton në Nju Jork. Taylor u arrestua menjëherë pas sulmit pasi policia gjurmoi një celular që ai kishte marrë nga platforma ndërsa po largohej. Ai u kap afërsisht 5 blloqe më tutje. Sulmi i së shtunës është hera e dytë në 4 muaj që dikush hedh lëng acid ndaj një të huaji. Policia po heton nëse Taylor ishte gjithashtu përgjegjës për këtë, thanë burimet policore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

7 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

17 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

21 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago