KRYESORE

602 viktima të tjera në Itali. Lombardia, dita e parë pozitive

Koronavirusi u mori jetën 602 personave të tjerë në 24 orët e fundit në Itali, duke e çuar bilancin total në 6 077 viktima. Mbi 3700 janë rastet e reja për një total prej më shumë se 63 900 persona të infektuar.

Shifrat mbeten alarmante, por rënia në numrin e viktimave dhe rasteve të reja për të dytën ditë radhazi po ushqen shpresën se situata po shkon drejt përmirësimit. Autoritetet e rajonit më të prekur të Lombardisë thonë se kjo është dita e parë pozitive, pasi konfirmohet trendi i uljes së rasteve dhe viktimave.

“Nuk është momenti të brohorasim fitore, por një dritë në fund të tunelit e shohim”, tha Giulio Gallera, përfaqësues i Këshillit Rajonal të Lombardisë. Autoritetet italiane kanë ashpërsuar masat, në një përpjekje të dëshpëruar për të frenuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Me një dekret të ri, kryeministri Giuseppe Conte vendosi të mbyllë aktivitetet prodhuese jo të domosdoshme. Vendimi po kundërshtohet ashpër nga sindikatat në veri, të cilat premtojnë të mobilizohen në grevë të përgjithshme dhe pakënaqësi po shprehen edhe nga autoritet lokale të rajoneve të ndryshme.

Ndërkaq, sipas një raporti të Insititutit të Shëndetit Publik, që prej fillimit të epidemisë në Itali, mbi 4800 punonjës të shëndetësisë janë prekur nga Covid-19, 9% e numrit total të të infektuarëve. 24 mjekë kanë humbur jetën deri më tani.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte gati të shpërthente lufta, unë e ndala

Trump: Irani e Izraeli duhet dhe do të bëjnë marrëveshje si ajo Kosovë-Serbi – ishte…

2 orë ago

Shqiptari në Greqi që shpëtoi dy fëmijët nga mbytja, do t’i jepet nënshtetësia greke

Levian Goga, shqiptari që u hodh pa menduar dy herë në lumin Arahto për të…

4 orë ago

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Do t’i heqim lëkurën gjarprit iranian në Teheran dhe kudo

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Katz, paralajmëroi se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF)…

7 orë ago

Berisha krah Izraelit, thotë se “diktatura e Ajatollahëve” po shkon drejt fundit të merituar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë publikisht hapur në mbështetje të Izraelit dhe…

8 orë ago

Trump paralajmëron Teheranin: Nëse Irani sulmon SHBA-në, ne do të përgjigjemi në nivele të papara!

Ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme përshkallëzohen pa precedent me shkëmbime goditjesh dhe goditjesh brenda…

8 orë ago

Irani vret 10 persona në Izrael, Trump dhe IDF kërcënojnë “hakmarrje” të ashpër

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të diel…

8 orë ago