Shoji Morimoto është një 37-vjeçar japonez i cili ka kaluar katër vitet e fundit duke punuar në një biznes shumë të veçantë: duke dhënë me qira veten për të “bërë asgjë”.
Çdo seancë kushton 10 000 jen (rreth 72 dollarë).
“Ofrohem me qira si person që nuk bën asgjë. Duhet të paguani vetëm 10 000 jen, shpenzimet e transportit, ushqimin dhe pijet”, shkruhet në biografinë e tij në Tëitter, ku ai ka më shumë se 270 000 ndjekës.
Morimoto paguhet për të dëgjuar problemet e dikujt ose thjesht të hajë një darkë me të. Një burrë e punësoi atë për të parë një nga projektet e tij dhe për të marrë një mendim të dytë, ndërsa një tjetër e punësoi të shkonte në stacionin e trenit për t’i thënë lamtumirë një personi që po largohej nga qyteti.
Japonezi thotë se ka marrë rreth 3 000 kërkesa që kur filloi të bënte këtë punë në vitin 2018 dhe se takohet me dy ose tre klientë në ditë. E gjithë kjo ka bërë që ai të dalë në televizion dhe ai po planifikon të shkruajë edhe një libër me eksperiencat e tij.
Në një intervistë me VICE, Morimoto thotë: “Mendoj se arsyeja pse njerëzit kërkojnë shërbimet e mia varet nga rrethanat e klientit. Mendoj se kryesorja është nevoja për praninë e një qenieje njerëzore në një situatë të caktuar”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…