Është 85 vjeç, por kjo nuk e ka penguar t’i rikthehet profesionit të tij si mjek në spital në Itali, ku nevoja është tepër e madhe. Doktori Giampiero Giron dhe pse në pension, ai është rikthyer për të luftuar kundër koronavirusit duke u cilësuar krenaria italiane.
Ai rikthehet nga pensioni për të shpëtuar të tjerët. A ka frikë? Përgjigja e tij ishte e thjeshtë dhe me një mesazh për të gjithë ‘Unë nuk do të kisha qenë kurrë një doktor po të më ndalonte frika. Unë u betova të isha një i tillë’.
Një gjest i tillë është i mjaftueshëm për të dhënë një shembull dhe për të ndezur dritën e shpresës në tunel. Doktor Giron është anestezistë venecian në pension dhe sot ndodhet pranë pacientëve të infektuar me COVID-19 në frontin e luftës.
Veprimi i tij për të vijuar profesionin e tij deri sa të ketë jetë është një shembull për të gjithë kolegët e tij në të gjithë botën, për të ushtruar sot atë për të cilën janë betuar: Të shpëtojnë jetë njerëzish.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…