Në Xhaminë ”Prof. Dr. Bedri Kamberi” ne lagje te spitalit, afer Eulexit, Majori Cory Van Sloten, i cili shërben në kampin ushtarak Bondsteel, si Chaplain në Komandën Rajonale – Lindje ka mbajtur ligjëratën në ditën e premte.
Majori që nga ora 11:00 Sloten gjendet në këtë Xhami të Prishtinës ku do të ta përcjellë gjithashtu edhe ligjëratën (hutben) e të premtës dhe faljen e namazit të xhumasë.
Prezantimi i tij do t’i përfshijë këto detaje:
– përshëndetje nga Komanda Rajonale e Forcave Lindore të Kosovës (KFOR) (RC-E),
– partneritetin midis shtetit të tij të lindjes Ioëa dhe Kosovës,
– inkurajimin për njerëzit dhe institucionet e Kosovës që të vazhdojnë të përpiqen për lirinë fetare, dialogun dhe bashkëpunimin.