LAJME

A do të ndikojë kriza e Credit Suisse në kursimet e mia në Zvicër?

Zakonisht, gjërat që ndodhin në Zvicër nuk kanë jehonë në mbarë botën – përveçse kur përfshihen bankat e vendit.

Të jetosh në një botë të globalizuar dhe të ndërlidhur, do të thotë se skandalet që rrënojnë një bankë zvicerane, veçanërisht atë të dytë më të madhe të vendit, do të ndikojnë në tregjet shumë përtej kufijve të Zvicrës, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Dhe dështimet që i atribuohen Credit Suisse, e cila dërgoi aksionet e saj në rënie të lirë të mërkurën, janë të shumta:

Për fat të mirë, ndërsa tregjet financiare u zhytën si përgjigje, erdhi lajmi se banka e rrethuar do të marrë hua deri në 50 miliardë franga nga Banka qendrore e Zvicrës (SNB); pas njoftimit, aksionet e Credit Suisse u rritën me më shumë se 30 për qind kur tregjet u hapën herët të enjten.

Çfarë ndikimi ka kjo krizë?

Ju mund të mendoni se kjo ndikon vetëm në vetë bankën dhe në sektorin financiar në përgjithësi, por pasojat janë shumë më të gjera.

Një ngjarje e tillë “dëmton shoqërinë në tërësi, dhe jo vetëm investitorët që morën rrezikun”, sipas ekonomistit Samuel Bendahan.

“Rreziku real është kriza e besimit,” tha ai, duke iu referuar humbjes së besimit që mund të dëmtojë imazhin dhe reputacionin e bankës.

Dhe, “nëse ekonomia vuan, të gjithë paguajnë”.

Po klientët? A duhet të shqetësohen për paratë e tyre të depozituara në Credit Suisse?

“Jo, jo në të vërtetë, sepse ka garanci për depozitat e vogla në Zvicër,” theksoi Bendahan.

Siç raportoi The Local të mërkurën, bankat zvicerane, duke përfshirë Credit Suisse, janë “shumë të sigurta”, në krahasim ndërkombëtar, si për sa i përket kapitalit ashtu edhe likuiditetit, sipas Robert Reinecke, zëdhënës i Shoqatës Zvicerane të Bankave (SBA), përcjell tutje albinfo.ch.

“Ata kanë një bazë kapitali shumë të fortë edhe në skenarë stresi,” shtoi ai.

Asetet e depozituara ose në bankat zvicerane ose në institucione financiare të huaja që operojnë një degë në Zvicër duhet të licencohen, rregullohen dhe mbikëqyren nga Autoriteti Zviceran i Mbikëqyrjes së Tregut Financiar FINMA.

Si një masë sigurie shtesë, “ligji zviceran kërkon standarde të mjaftueshmërisë së kapitalit” për të siguruar aftësinë paguese, sipas SBA.

Ndërsa depozitat tuaja mbulohen deri në 100,000 franga, ekzistojnë mbrojtje shtesë për klientët e bankave kantonale.

Sipas platformës së konsumatorit Moneyland, “shumë qeveri kantonale garantojnë plotësisht gjendjen e llogarive të bankave të tyre përkatëse kantonale”.

A është kjo hera e parë që një bankë zvicerane regjistron humbje të mëdha?

Si pasojë e strategjive të rrezikshme të zgjerimit në mes të krizës globale financiare të vitit 2008, UBS u përball me një deficit prej 20 miliardë frangash – më i madhi ndonjëherë në historinë e Zvicrës.

Këshilli Federal dhe SNB ndërhynë për të shpëtuar bankën më të madhe të Zvicrës nga rrënimi duke injektuar 60 miliardë franga për të rivendosur disa nga aktivet e bankës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

7 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

22 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago