Imami nga Peja, Drilon Gashi, ka folur kohë më parë për çështjen e sheritatit, si rregullues i sistemit ligjor.
Ai kishte deklaruar se çështja e prerjës së dorës, që përflitet shumë në popull, si pjesë e sheritatit islam, nuk është e domosdoshme të implementohet por sipas tij, është alternativë.
“Islami ua ka jap ligjeve dhe gjykatësve një alternativë, nëse e shihni që është ligj i mirë, edhe e ndalë vjedhjen, implementojeni. Me dëshirë, nëse nuk dëshironi, nuk janë të imponueshme”, ka deklaruar ai.
Mirëpo, ai kishte potencuar se nëse vjedhjet rriten në vend, një ligj i tillë, ndoshta do të ishte zgjidhje.
“Ndoshta, nëse e aplikojmë në të ardhmen këtë ligj, e ndal vjedhjen”, ka shtuar ai.
Gashi ishte përjashtuar kohë më parë nga Bashkësia Islame e Kosovës për çështjet e disa temave që ai i ka trajtuar, ndryshe nga hoxhallarët e tjerë.