FOTO&VIDEO

“Hamshori”, makina më e re e kompanisë letoneze

Kompania letoneze e prodhimit të makinave, Dartz, e famshme për realizimin e mjeteve të blinduara, ka hedhur në treg “Hamshorin e Zi”, një version i veçantë SUV që më shumë ngjason me një tank se sa një makinë.

Sipas vetë kompanisë makina është prodhuar pasi do të përdoret për një film dhe nuk do të nxirret në shitje në seri, por drejtuesit nuk kanë dashur të bëjnë publik filmin në të cilin do të përdoret.

Modeli mbresëlënës, i gjithi në ngjyrë të zezë, ka një stemë me një kafkë dhe dy pushkë të kryqëzuara. Pjesa e brendshme është e dekoruar me lëkurë aligatori, duke e bërë kështu një prej makinave më të frikshme në botë. “Hamshori” duket si i modeluar pas Hummer H2, por Dartz nuk ka dhënë sqarime për modifikimet që i ka bërë. Makina ka një motor me 1000 kuaj fuqi, me tetë pistona 6,2 litra.

Dartz ka prodhuar edhe më parë makina që janë përdorur nëpër filma, si “Diktatori” me komedianin britanik Sacha Baron Cohen. Leonard Yankelovich, kreu i Dartz, tha se kompania po mendon të prodhojë edhe versione “për civilë”, të do të shiten duke nisur nga 300 mijë euro. “Por kjo makinë e veçantë nuk do të ketë çmim pas filmit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

14 minuta ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

45 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

15 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago