Shumica e liderëve në vend kanë marrë ftesën nga Gjykata Speciale, të cilës i janë përgjigjur pozitivisht.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbetet ende i “paprekur” nga Gjykata e cila ishte themeluar me inicimin e raportit të Dik Martit, ku në fokus të akuzave ka qenë pikërisht figura e tij.
Por, a do të duhej Hashim Thaçi që të jipte dorëheqje në rast se do t’i vinte thirrja nga Gjykata Speciale?
Përballë situatës së njëjtë, Ramush Haradinaj dha dorëheqje pak muaj më parë. Ky akt u prit mirë nga faktori politik vendor dhe ndërkombëtarë.
Pasi që akuzat ndaj liderëve kosovarë lidhen kryesisht me krime të luftës, asnjë liderë nuk do të duhej që ta përfaqësonte shtetin në asnjë institucion drejtësie si lider i akuzuar, por si një qytetar i thjesht që me krenari dikur ka mbrojtur luftën e pastër çlirimtare.
Ftesa e mundshme e Thaçit dhe përgjigja e tij pozitive ndaj Gjykatës Speciale si një qytetar e jo si president do të jipte shembullin e radhës në politikën vendore që Kosova është mbi të gjitha.
Fillimi i vitit 2020 pritet të ketë zhvillime të rëndësishme në politikën kosovare, por gjithashtu edhe në punën që po bën Gjykata Speciale e cila ishte themeluar pikërisht me shumicë votash në Parlamentine Kosovës.
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…