A është Aleksandar Vuçiq armiku juaj? Kështu përgjigjet Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth raportit të tij me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, të cilin kishte përballë në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Serbia është shtet armik i Kosovës dhe Vuçiq ka qenë pjesë e kabinetit të Millosheviqit kur është kryer gjenocidi në Kosovë’, tha Thaçi para Adi Krastës.

Por sipas tij, dialogu me të është i pashmangshëm.

“Ai është i zgjedhur i popullit serb”, shtoi ai.

“Neve na mbetet ta shikojmë më tepër të ardhmen por shteti i Serbisë sillet në mënyrë armiqësore me shtetin e Kosovës”, tha Thaçi.