FOTO&VIDEO

Serbia po humbet nga një fshat në vit për shkak të rënies së popullsisë

Uros Trainovic rrëfen kohën kur qyteti i minatorëve në Serbinë lindore ishte shtëpia e zhurmshme e 200 familjeve, me një shkollë të vetën, dyqane dhe doktorë.

Gjashtëdhjetë vite më vonë, ajo çka ka mbetur është një qytet fantazmë me vetëm tetëdhjetë banorë.

“Është për të ardhur keq sesi u larguan të gjithë”, kujton sot 71-vjeçari. “Tani kemi ngelur pak dhe nuk ka më rini”.

Rënia e qytetit të Blagojev Kamenit nuk është e vetmja, në një vend që ka përjetuar vite të tëra lufte dhe sanksione në 1990, pas ndarjes së Jugosllavisë.

Fshatra thuajse të boshatisura, me shtëpi të rrënuara shihen kudo në Serbi, një simptomë e tkurrjes së popullatës që po ngre pikëpyetje serioze mbi mirëqenien ekonomike të vendit.

Një fshat në vit

Shifrat duken të zymta. Sipas Bankës Botërore, popullsia e Serbisë prej rreth 7 milion banorësh pritet të bjerë në 5.8 milion në 2050-n.

Qeveria serbe thotë se vendi po humbet nga një fshat në vit dhe se të paktën 18 komuna kanë më pak se 10 mijë banorë.

Rënie e popullsisë po ndodh aq shpejt sa Kombet e Bashkuara kanë vendosur të ndërhyjnë për t’i ardhur në ndihmë Serbisë.

Programi i Zhvillimit të OKB-së dhe Fondi Popullsisë së OKB-së kanë mbledhur një grup prej 7 ekspertësh ndërkombëtare me prejardhje dhe specializime të ndryshme. Ata vizituan Serbinë muajin e shkuar.

Wolfgang Lutz, ekspert i demografisë në Institutin Ndërkombëtar për Analizimin e Sistemeve të Aplikuara (IIASA), tha se problemi kryesor ka të bëjë me përbërjen e atyre që po largohen nga Serbia sesa me rënien në përgjithësi të popullatës.

Nuk ka arsye për tu kthyer në Serbi

Pasqyrimi i krizës që vijon prej dekadash janë fshatrat si Blagojev Kamen. Pas zbulimit të një miniere ari, e cila e mbajti zonën të gjallë para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, fshati nisi të lulëzonte, por kjo ndryshoi kur miniera u mbyll në mes të viteve ’90.

Trainovic thotë se ka ende flori dhe minerale të tjera në minierë por se ka nevojë për investime dhe punë të rënda.

“Një nga djemtë e mi është në Gjermani, ndërsa tjetri në Austri,” tregon ai. “Ata vijnë shpesh por nuk kanë arsye përse të kthehen këtu”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

22 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago