LAJME

A janë të martuarit më të lumtur se beqarët?

Një jetë e lumtur pas martesës mund të mos jetë vetëm në përralla. Është e vërtetuar edhe me statistika.

Të rriturit e martuar raportojnë se janë shumë më të lumtur se ata që janë në çfarëdo statusi tjetër marrëdhënieje, sipas sondazhit të Gallup.

“Sido që i analizon këto të dhëna, shohim qartë një avantazh më të madh në të qenit të martuar në atë se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre”, ka thënë autori i sondazhit, Jonathan Rothwell.

Nga viti 2009 në vitin 2023, më shumë se 2.5 milionë të rritur në SHBA u pyetën se si do ta vlerësonin jetën e tyre, me zero për më së keqi dhe 10 si nota më e lartë. Më pas, studiuesit i pyetën pjesëmarrësit se çfarë niveli të lumturisë mendonin se do të arrinin në pesë vjet, raportoi CNN.

Përgjatë sondazhit, të martuarit vazhdimisht raportuan nivele më të lartë të lumturisë se të pamartuarit.

Ndoshta lidhja e lumturisë me martesën ka të bëjë me atë çfarë njerëzit presin nga ajo, ka thënë Ian Kerner, terapist familjar.

“Në praktikën time kam vërejtur një ndryshim nga martesa romantike në martesë shoqërimi, që nënkupton se njerëzit po zgjedhin partnerin mbi gjasat që ata të jnë më shumë si miq të ngushtë se partnerë pasioni”, ka thënë ai.

A duhet të martohem për të qenë më i/e lumtur?

Është e vështirë të thuhet nëse martesa është arsye për lumturi më të madhe, ka theksuar Rothwell.

Cilësia e martesave mund të ndryshojë bazuar në rrethanat individuale, ndryshimet shoqërore dhe këndvështrimi kulturor mbi martesën, sipas tij.

Për shembull, në komunitetet ku martesa shpesh është domosdoshmëri, të dhënat tregojnë efekt më të vogël në lumturi sesa ato ku individët ndihen më të lirë për të zgjedhur statusin dhe partnerin e tyre, shtoi Rothwell.

Psikologja Monica O’Neal ka thënë se nuk mund të thuhet me saktësi nëse martesa vërtetë është shkak lumturie.

“Besoj se ata që janë të palumtur në martesë, janë më pak të lumtur se beqarët”, ka theksuar ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

SHBA-ja bombardon ishullin Kharg të Iranit

Menjëherë pasi hipi në bordin e Air Force One për në Florida të premten, presidenti…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

13 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

16 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

19 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

20 orë ago