FOTO&VIDEO

A mund t’i praktikojë ritet fetare Hashim Thaçi në Hagë? Flasin nga Gjykata Speciale

Të paraburgosurit e Gjykatës Speciale në Hagë krahas aktivitete të tjera, mund të frekuentojnë edhe dhomën e lutjeve, në të cilën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e të tjerët mund të kryejnë ritualet fetare të fesë që i përkasin.

Madje, në dhomën e lutjeve, ata mund të lexojnë edhe libra që kanë përmbajte fetare.

Dhomat e Specializuara, në një përgjigje për “Reporteri”, kanë treguar se të paraburgosurve u ofrohen shërbime fetare nga njerëzit kompetent të fesë të cilës ata i përkasin.

“Rregullat e paraburgimit parashohin që përfaqësues të kualifikuar të besimeve fetare ose bindjeve të të paraburgosurve lejohen të mbajnë shërbime dhe aktivitete në ambiente të përshtatshme brenda objektit të paraburgimit dhe t’i vizitojnë të paraburgosurit në kohë të përshtatshme”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Të pyetur nëse në dhomën e lutjes gjendet Kurani dhe Bibla, pasi që të paraburgosurit deklarohen si myslimanë e katolikë, Gjykata Speciale nuk ka qenë e drejtpërdrejtë në përgjigje.

Megjithatë, në përgjigje, theksohet se Thaçi dhe të tjerët të akuzuar nga Haga mund të kenë në zotërim literaturë fetare e cila shërben si udhëzues të fesë që i përkasin.

“Gjithashtu, në masën që është praktikisht e mundshme, të paraburgosurve u lejohet të marrin pjesë në shërbimet fetare, ceremonitë ose takimet e disponueshme në objektin e paraburgimit dhe të kenë në zotërim libra, literature ose udhëzues që lidhen me besimet fetare ose bindjet e tyre, në varësi v


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago