A pati diskriminim të nxënësve? Nagavci angazhon inspektorët

Një pamje që u shfaq në Klan Kosova, të martën mbrëma nga salla e sporteve “Kragaqi”, e ktheu ministren Arbërie Nagavci edhe të mërkurën në Pejë.

E para e Arsimit, shkoi për të mësuar nëse vërtetë pati diskriminim të nxënësve të pakicave rome, ashkali e egjiptianë në ceremoninë e Festës së Abetares.

Megjithatë, Nagavci nuk arriti t’i takojë fëmijët protagonistë të asaj kronike, pasi kur arriti ata e kishin përfunduar mësimin.

Por, këmbënguli që para takimit me stafin e shkollës “Xhemajl Kada” e drejtorin komunal të arsimit t’i vizitojë disa klasa.

Ishte mësuesja që sipas nxënësve i uli vet ndaras, vazhdoi të këmbëngulë që vendosja e nxënësve në sallë ishte pa ndonjë të keqe, dhe se ata i dërgoi aty për qejf pasi festën e tyre të abetares e kishin shënuar para 1 viti.

Për të dëshmuar këtë i prezantoi këto fotografi.