KRYESORE

A po frikësohet për sigurinë e tij? Përgjigjet Albin Kurti për median zvicerane

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për sigurinë e tij. Ai në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, ka thënë se ka vendosur që të mos frikësohet për sigurinë e tij.

Kurti ka theksuar se qytetarët kanë votuar për ndryshime dhe se ata me votën e tyre, vendosën që “t’i japin fund lojës pa rregulla”, përcjell Bota sot.

“Qytetarët e Kosovës na dhanë votat e tyre në mënyrë që më në fund t’i jepnim fund lojës pa rregulla. Sepse qeverisja e një vendi nuk është lojë”, ka deklaruar ai.

“Vendosa të mos kem frikë”, është përgjigjur Kurti në pyetjen e gazetares, nëse frikësohet për sigurinë e tij.

Kryeministri i Kosovës, ka folur edhe për barazinë gjinore, duke thënë se çdo sukses pa përfshirjen e grave në shoqëri, është i dënuar të dështojë në planin afatgjatë.

Ai ka theksuar se gratë në Kosovë varen financiarisht nga burrat dhe kjo sipas tij, duhet të ndryshojë.

“Pesë nga 15 ministritë tani drejtohen nga gra, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë. Jam i bindur që nuk mund të ketë barazi në një shoqëri pa barazi midis burrave dhe grave. Çdo sukses pa përfshirjen e grave është një dështim dhe i dënuar të dështojë në planin afatgjatë. Vetëm çdo grua e tetë në Kosovë është e punësuar. Gratë varen financiarisht nga burrat, vëllezërit dhe baballarët e tyre. Kjo duhet të ndryshojë”, ka deklaruar Albin Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago