POLITIKE

A u intervistua Kurti nga Specialja? Flasin nga zyra e kryeministrit

Zyra e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas raportimeve të mediave serbe, e që më pas u transmetuan edhe tek mediat në Kosovë, në të cilët pretendohet se Kurti ka dhënë dëshmi para prokurorëve të Speciales në Hagë.

Madje, sipas të njëjtave raportime, janë fjalët e njëjta të ish-këshilltarit të tij, Shkelzen Gashi që janë thënë edhe para prokurorëve të Hagës.

Një reagim të zyrës së kryeministrit, e ka shpërndarë zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka me anë të Facebookut.

Aty thuhet se Kurti nuk ka pranuar asnjëherë ftesë nga Gjykata Speciale, dhe një lajm i tillë nuk qëndron.

“Jo, Kryeministri Kurti nuk ka pranuar asnjehere asnje ftese nga Gjykata Speciale, dhe ky lajm nuk qendron. Te njejtat pretendimet, duam te rikujtojme qe jane hedhur ne publik jave me pare ne disa studio televizive ne vendin tone, per te cilat pretendime tashme eshte dorezuar padi”, shkruhet në reagim.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Kurti shkarkoi nga pozita e këshilltarit të tij Shkelzen Gashin.

Ky i fundit në një debat televiziv deklaronte se individë brenda UÇK-së kanë kryer krime lufte ndaj serbëve, për çka kishte ngjallur reagime shumë të ashpra në opinion.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

8 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

13 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

15 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago