Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka mohuar se ka qenë në Kopaonik dhe është takuar me zyrtarë të BIA-s, agjencia e intelegjencës së Sërbisë.
Ai i ka kthyer përgjigje pas akuzave që u hodhën në Kuvend nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cila ka thënë se Abazi ka zhvilluar takime me zyrtarë të Qeverisë së Serbisë që sipas tij e rrezikon interesin kombëtar, njofton Klan Kosova.
“Nuk jam takuar kurrë me zyrtarë të Serbisë as në Kopaonik, e askund tjetër dhe deklaratat e Thaçit dhe eksponentëve të tij janë shpifje dhe marrëzira nga sikleti që kanë, si dhe për të zhvendosur debatin nga fakti që kanë krijuar një qeveri ilegale me Rakic si zëvendëskryeministër dhe një qeveri të orës 1:00 pas mesnatës duke ja dredhur dorën Topit”.
Statusi i plotë:
Për përgjigje të pyetjeve që kanë ardhë si pasojë e diskutimeve sot në Kuvend:
Nuk kam qenë kurrë në Kopaonik.
Nuk jam takuar kurrë me zyrtarë të Serbisë as në Kopaonik, e askund tjetër dhe deklaratat e Thaçit dhe eksponentëve të tij janë shpifje dhe marrëzira nga sikleti që kanë, si dhe për të zhvendosur debatin nga fakti që kanë krijuar një qeveri ilegale me Rakic si zëvendëskryeministër dhe një qeveri të orës 1:00 pas mesnatës duke ja dredhur dorën Topit.
Nuk jam përkulur kurrë para pllakës në Grackë- këtë e ka bërë Thaçi.
Kam luftuar dhe kundërshtuar ndërkombëtarisht kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe edhe sot besoj që binomi Thaçi-Mustafa kanë “shitur” 8 mijë hektarë të Kosovës.
Kjo propagandë e gënjeshtrave dhe shpifjeve janë vetëm për të krijuar mjegull por në fakt Kosova dhe qytetarët e saj e kanë hequr mjegullën me 6 tetor 2019.
Shihemi nesër në sheshin “Skënderbeu” në ora 17:00.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…