Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se duke ua përmendur “Syrin e Popullit”, Thaçi tenton revansh ndaj tyre.
Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Thaçi me deklaratat e tij se ai dhe Albini lidhen me organizatën “Syri i Popullit” ka për qëllim eliminimin e tyre politikë.
“Thaçi është futur në fazën kur dëshiron eliminimin tonë politikë. Ai nuk ka asnjë fakt apo evidencë, po shpalos vetëm mendjen e tij kriminale”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Sipas Konjufcës Thaçit i ka mbetur të gjejë vetëm një prokurorë për të bërë eliminimin e tyre politikë.
Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se familjarët e Thaçit në Kosovë kontrollojnë politikën e sigurimeve të automjeteve, biznesin e ndërtimeve dhe gurthyesve.
“Me analizua politikën kriminale të siguracioneve të veturave. Kjo e para. E dyta. Dimensionin e ndërtimeve dhe e treta e gurthyesve. Në këto tri dimensione në Kosovë është bërë kriminalitet i madh. Këto tri dimensione i kontrollon Thaçi në Kosovë prej të cilave janë keqpërdorur qindra miliona. Ai na ka problem mua dhe Albinin pse ne ia kemi thënë këto gjëra”, deklaroi Konjufca.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…