FOTO&VIDEO

Abazoviç i pranishëm ne eventin e nacionalistëve serbë ku brohoritej “Rusia, Rusia”

Në një video të publikuar nga mediumi malazez Vijesti, shihet zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa qëndron në një ambient bashkë me nacionalistë serbë ku brohoritet Rusia, Rusia.

Nga pamjet shihet se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Budvës, Marko Bato Careviç, shefi i kabinetit të tij Nikola Jovanoviç, anëtarë të Vëllazërisë Ortodokse “Shtylla”, si dhe anëtarë të organizatës “Ujqërit e natës”.

Edhe analisti malazez Ljubomir Filipoviç, përmes një cicërime në Twitter, ka postuar një video ku shihen serbët duke kënduar pro Rusisë.

Por, Abazoviç është distancuar nga këngët “me përmbajtje të papërshtatshme” që u interpretuan të dielën e 27 shkurtit në një tubimin humanitar ku ai mori pjesë.

“Këngët me përmbajtje të papërshtatshme që mund të dëgjoheshin sonte, nga të cilat unë distancohem publikisht”, potencoi Abazoviç.

Abazoviç tha se kur u përshëndet nga protestuesit para RTCG-së më 21 janar, ai gjatë bisedës premtoi se do të vinte në tubimin e tyre dhe do të mbështeste aksionin humanitar që ata organizuan.

“E mbajta fjalën dhe erdha në tubim ku u mblodh ndihma për dy familje, njëra prej të cilave është myslimane-shqiptare nga Ulqini”, thotë Abazoviç.

“Edhe pse kemi qëndrime diametralisht të kundërta për pothuajse të gjitha çështjet e mundshme, nuk e kisha problem ta mbaj fjalën, të ulem me ta dhe t’i bashkohem aksionit humanitar”, theksi Abazoviç.

Ai theksoi se beson se shoqëria ka nevojë për pajtim si asnjëherë më parë dhe se çdo individ duhet të kontribuojë në respektimin dhe vlerësimin reciprok të të gjitha feve dhe kombeve, duke ndërtuar shoqërinë mbi baza qytetare, multietnike, multikonfesionale me përpjekje të përbashkëta.

Megjithatë, më 24 shkurt përmes një cicërime në Twitter, Abazoviç kishte thënë se “ne qëndrojmë fort me partnerët tanë ndërkombëtarë në Ukrainë, duke perënduar Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

5 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

15 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

19 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

19 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago