LAJME

Abazoviç për marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe – “Është absolutisht në pajtim me Kushtetutën

Kontrata e miratuar me Kishën Ortodokse Serbe është absolutisht në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe ligjet në vend, ka thënë kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Po qe se nuk është kështu, tha Abazoviç, ajo mund të dërgohet për rishikim në Gjykatën Kushtetuese të vendit për t’u verifikuar.

Marrëveshja që kryeminsitrit të Malit të Zi ia humbi mbështetjen më të madhe parlamentare të Partisë Demokratike të Socialistëve, dhe e cila bëri që qeverisë së tij t’i shkurtohet mandati, Abazoviç konsideron se duhet të kryhet.

“Prioriteti ynë mbetet rruga evropiane, dhe në mënyrë që ajo të realizohet, asnjë çështje nuk duhet të qëndrojë si pengesë ndaj saj. Ne nuk hapim çështje kishtare, ne i mbyllim ato. Ato u hapëm para dhjetë viteve. Është absolutisht në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet, secili akt, qoftë kontratë ose ligj, mundet, që nëse dikush inicion atë para Gjykatës Kushtetuese, t’i nënshtrohet verifikimit”, tha Abazoviç, raportoi “Vijesti”

Nuk është herë e parë, sipas Dritan Abazoviç, që gjërat t’i nënshtrohen testeve kushtetuese. Përveç tjerash, ai tha se një çështje e tillë nuk futet në prioritetet e qytetarëve.

“Kjo është një pikë të cilën e kemi trashëguar, si dhe disa çështje tjera që janë të hapura sot dhe të cilat duhet mbyllur. Mendoj se gjëja më e mençur është ta mbyllim atë dhe të përqendrohemi në hapjen e kapitujve 23 dhe 24”, ka thënë Dritan Abazoviç në një konferencë për media.

Abazoviç të premten e kaluar miratoi draft-kontratën për të ashtuquajturën Marrëveshja Themeltare mes shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, gjë e cila shkundi besimin ndaj qeverisë së tij.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago