Beograd, 29.06.2022. - Predsednica Vlade Srbije Ana Brnabic i predsednik Vlade Crne Gore Dritan Abazovic obratili su se novinarima po zavrsetku danasnjeg sastanka u Palati Srbija u Beogradu. (BETAPHOTO/AMIR HAMZAGIC)
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka folur rreth mosekstradimit të serbit Momqillo Vukotiq, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës nën dyshimin për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovës në vitin 1999.
Abazoviq ka thënë se ekstradime nuk kanë bërë as në Rusi.
“S’kemi bërë ekstradim as në Rusi”, tha Abazoviq, ndërsa është pyetur se si po e krahason Kosovën me Rusinë.
“Absolutisht jo, s’po e krahasoj por unë e kam pyetur ministrin e Drejtësisë rreth kësaj çështjeje sepse ne nuk i mbrojmë njerëzit e tillë, por ne deri më tash kemi pasur edhe disa kërkesa nga Rusia që disa qytetarë të Ukrainës të cilët nuk kena dashtë me i ekstradu. Ky është vendimi ynë për momentin”, thotë Abazoviq, në emisionin “Kallxo Përnime”.
“Për proces të ekstradimit, çdo person ka dosjen e vet, në atë mënyrë kalohet nëpër disa institucione në Mal të Zi dhe mendoj që është e njëjta edhe në Kosovë, edhe ne kemi marrë vendime lidhur me këto çështje. Ky shtet nuk është ‘friendly’ as për persona që janë marrë me krime të luftës e as kriminel”, shton Abazoviq.
Ndërsa ka ofruar edhe tash ndihmën e tij si opozitë që të interesohet lidhur me këtë ekstradim që ka kërkuar Kosova.
“Unë mund të interesohem edhe si opozitë lidhur me këtë çështje sepse janë disa çështje që janë parime univerzale”, tha ish -kryeministri Abazoviq.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…