Zv.kryeministri i Malit të Zi, politikani shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në ceremoninë për shënimin e 26-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës. Kjo është konfirmuar të martën nga kabineti i tij, përcjell b92.
Ceremonia do të mbahet më 11 korrik dhe ai pritet të mbajë edhe një fjalim.
Ndërkohë, pjesëmarrja e tij po u pengon politikanëve serbë. Kryesuesi i Presidencës 3-anëtarëshe të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka ftuar politikanët serbë që të mos i flasin Abazoviqit në ceremoni.
Politikanë nga Serbia ka vite që marrin pjesë në shënimin e kësaj ngjarje, por nuk pranojnë se ishte gjenocid ajo që ndodhi më 11 korrik 1995, kur forcat ushtarake serbe të Bosnjës vranë mbi 8.000 burra myslimanë.
Kohë më parë, edhe parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë përmes të cilës njeh gjenocidin ë Srebrenicë, për çka është kritikuar ashpër nga Serbia dhe politikanët serbë në Mal të Zi.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…