Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq të shkarkohet nga Kryeministri Albin Kurti për shkak të fyerjeve.
Abdixhiku ka thënë se Kurti nëse ka guxim duhet ta shkarkojë Rakiqin nga pozita e ministrit, pasi nuk mund të jetë më pjesë e tavolinës së njëjtë me të.
“Keni deklaratat të Ministrit ku e ofendon Kryeministrin dhe nuk ka fare reagim. Prej sot Kryeministri nuk mundet të funksionojë me njërin nga ministrat e tij dhe njëri nga ata dy nuk mund të jetë pjesë e një tavoline. Rendi është Kryeministri nëse ka guxim”, ka thënë ai në një tryezë të organizuar nga Lëvizja FOL.
Ndryshe Ministri për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq e ka quajtur hipokrit Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për shkak se ky i fundit kishte deklaruar se nuk do të ketë asociacion njëetnik.
Kurti edhe në të kaluarën kishte deklaruar se për çështje të ofendimeve ndaj tij nuk do të merr masa.