Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në zgjedhjet lokale kanë bërë rikthimin politik dhe se janë drejtë arritjes së fitores së madhe të LDK-së në vend.
Në shënimin e 32 vjetorit të LDK-së, Abdixhiku para aktivistëve të partisë, kritikoi edhe Qeverinë Kurti, të cilën e quajti populiste.
“Sot, në këtë përvjetor, më duhet të tërheqë vëmendjen e secilit anëtar të LDK-së për sfidat me të cilat përballet Republika jonë. E udhëhequr nga popullsitë që s’zgjedhin mjete për pushtet, e toksikuar nga diskursi politik e polarizues në vend, Kosova nuk po arrin as të hedhë hapat e mëdhenj zhvillues në vend, e as të ndërtojë ura bashkëpunimi të brendshme, edhe më pak ura komunikimi me aleatët tanë tradicional. Potenciali ynë ekonomik, arsimor, shëndetësor, ligjor, social e ndërkombëtar është peng i tekeve populiste që gjejnë fajtorë për mosveprimin e vet. Republika jonë, Kosova shtet i pavarur e sovran, udhëhiqet nga mosbesues të saj. Ajo po përdoret si platformë e revansheve historike ndaj të kaluarës së lavdishme të lëvizjes sonë popullore që sot po i shënon 32 vjet”, shtoi ai.
Abdixhiku theksoi se liria dhe pavarësia e Kosovës mbajnë vulën e LDK-së.
“Lindja e LDK-së, ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike për liri, për pavarësi, për demokraci. Ishte lindje e përpjekjes sonë kolektive për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur, në shtetin e Republikës së Kosovës. Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës shënon, nderon dhe ndërton të katër dekadat e saja vepruese…Organizimi i sistemeve të LDK-së u bë shtyllë e luftës çlirimtare nëpër çdo fshat e qytet të Kosovës; politika rugoviste përballë represionit militar e gjenocidial të Serbisë në Kosovë u bë ftesë e intervenimit ndërkombëtar në Kosovë nga aleatët tanë në SHBA e Evropë. Rezistenca e shqiptarëve, paqësore e militare, aleanca perëndimore e kurorëzuar në intervenim ushtarak të NATO-s, si dhe vet liria e fund shekullit 20, mbajnë vulën e LDK-së. Në dekadën e dytë, dekadën e pas lirisë, LDK ndërtoj dhe udhëhoqi rrugëtimin tonë fillimisht për rindërtim e më pas dhe për pavarësi. Mbështetja masive popullore e fillim dekadës së dytë, ishte konfirmim i mbështetjes së pandryshueshme qytetare për misionin historik të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe prijatari Ibrahim Rugova…Ky mision u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, e me njohjen ndërkombëtare të realitetit shtetar të Republikës së Kosovës. Pavarësia e Kosovës, mbanë vulën e LDK-së”, tha ai.
Lidershipi i LDK-së gjatë ditës kanë shënuar 32 vjetorin e themelimit edhe me aktivitete të tjera.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…