FOTO&VIDEO

Ekzekutohet brenda makinës me targa të huaja miku i Vis Martinajt!

Në atentat me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje në Kodër Kamëz. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema, bën me dije se viktimë e këtij atentati ka mbetur Can Kariçi 30 vjeç, mik i Ervis Martinajt.

I riu mësohet se po qarkullonte me një automjet tip ‘Golf 5’ në momentin kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Kariçi është edhe mik i Erigers Mihasit, i cili u ekzekutua pak kohë më parë në zonën e Astirit së bashku me mikun e tij Armand Dumanit. Report Tv mëson se atij i është gjetur me vete edhe një pistoletë të tipit Beretta.

Dinamika e vrasjes

30-vjeçari Can Kariçi ka qenë në lokal me miqtë e tij ndërsa është qëlluar sapo ka hipur në automjetin tip ‘Golf 5’ me targa të huaja rreth orës 20:00 të kësaj mbrëmje. Dyshohet se vrasja është kryer me pistoletë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar të shtëna arme. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar me një mjet tip ‘Audi’. Kjo makinë u gjet e djegur në zonën e Institutit pak minuta pas vrasjes. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

Viktima me precedent penal

30-vjeçari Can Kariçi me origjinë nga Dibra dhe banues në Bathore, rezulton me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit ndërsa është arrestuar edhe në Lezhë gjatë një operacioni të RENEA-s për armëmbajtje pa leje. Kariçit asokohe iu gjet një pistoletë tip ‘GLOCK’ dhe 16 fishekë në xhepin e xhupit. Në shkurt të këtij viti kur është arrestuar ka qenë i dyshuar edhe për vjedhje. Kjo pasi në ambientet e lokalit ku u arrestua u sekuestruan edhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera. Këto targa dyshohet se do të përdoreshin në ngjarje kriminale. Bashkë me të në atë periudhë u shoqëruan edhe pesë persona të tjerë.

Pista e hetimit

Mendohet se e shkuara e 30-vjeçarit është shkak i ekzekutimit të sotëm. Edhe pse vrasja e Can Kariçit, mikut të Vis Martinajt është kryer në një zonë mjaft të banuar, s’ka kamera sigurie.

Viktima Can Kariçi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago